Lajme

Këta janë emrat e drejtorëve të shkarkuar nga Haradinaj

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 29 September 2017

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka marrë vendim për shkarkimin e drejtorëve në Ndërmarrjet Publike për shkak të shkeljes së Ligjit të Ndërmarrjeve Publike, të përshkruar në Opinionin e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Vendimi është marrë pas shkresës që ka pranuar Zyra e Kryeministrit nga Agjencia Kundër Korrupsionit me numër protokolli 462 të datës 22.02.2016, nëpërmjet së cilës është rekomanduar që të merren masa ndaj personave që janë emëruar nëpër Borde të Ndërmarrjeve Publike, në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Pra, bazuar në këtë shkresë, Agjencia Kundër Korrupsionit, gjatë zhvillimit të hetimeve paraprake si dhe ekzaminimit të dokumentacionit përkatës të siguruar nga Zyra e Kryeministrit, analiza e bërë nga Grupi i OJQ-ve, si dhe analiza e bazës ligjore në fuqi që ka të bëjë me emërimet në Bordet e Ndërmarrjeve Publike, ka vërejtur se për drejtorë të shumë Ndërmarrjeve Publike Qendrore janë emëruar persona të cilët bazuar në dispozitat e Ligjit për Ndërmarrjet Publike nuk mund të ushtrojnë një funksion të tillë.

-Advertisement-

Dokumentit ERA (Agjenda për Reforma Evropiane) është aprovuar në Qeveri dhe është proceduar në Kuvend vitin e kaluar. Pra, sipas këtij dokumenti, konkretisht kërkohet që: “Qeveria zotohet të veprojë sipas rekomandimeve të lëshuara nga Agjencia Kundër Korrupsionit.”

Bazuar në këto dokumente, në këtë mbledhje të Qeverisë është marrë vendim që të shkarkohen drejtorët e bordeve të Ndërmarrjeve Publike, të emëruar në kundërshtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, të përshkruar në Opinionin e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Drejtorët e bordeve që janë shkarkuar:

Naser Canolli, nga Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike, Aeroporti i Gjakovës, Sh. A.;

Nuri Bahtijari, nga Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike, Aeroporti i Gjakovës, Sh. A.;

Zenun Shala, nga Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike, Aeroporti i Gjakovës, Sh. A.;

Brikenda Kryeziu, nga Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike, Aeroporti i Gjakovës, Sh. A.;

Milos Dimic, nga Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike, INFRAKOS, Sh. A.;

Nexhat Dedia, nga Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike, INFRAKOS, Sh. A.;

Drita Konxheli, nga Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike, KOSTT, Sh. A.;

Musa Misini, nga Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike, KOSTT, Sh. A.;

Anita Cucovic, nga Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike, KOSTT, Sh. A.;

Bujar Hasimi, nga Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike, TRAINKOS, Sh. A.;.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera