Lajme

Këta janë dy vëllezërit shqiptarë që doktoruan në Zvicër

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 22 February 2020

Dy studentë me origjinë nga Zhuri i Prizrenit janë bërë storie suksesi në Gjenevë të Zvicrës duke diplomuar në fushën e mjekësisë.

E veçanta e tyre ishte se në mesin e 120 studentëve zviceranë, dy studentët shqiptarë ishin vëllezër. Ata fituan titullin Doktor të shkencës së Mjekësisë së bashku

Në Universitetin e Gjenevës, në Fakultetin e Mjekësisë, u mbajt ceremonia zyrtare e dhënies së diplomave të 120 mjekëve të sapodiplomuar në Zvicër.

-Advertisement-

Mes tyre ishin edhe dy vëllezër kosovarë, Gent Memaj, 27-vjeçar dhe Plator Memaj, 26-vjeçar, me origjinë nga Zhuri i Prizrenit, shkruan albinfo.ch.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera