Këta janë dy të dyshuarit që therën për vdekje 41-vjeçarin në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus
10:42 | 13 February 2023
Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmë në familjen Hamiti në Prishtinë. Familjari i tyre, Arsim Hamiti u ther për vdekje me thikë rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë. Fatkeqësisht 41-vjeçari nuk arriti të mbijetojë dhe u dërgua në Emergjencë pa shenja jete, ku u konfirmua vdekja e tij. Policia e Kosovës tashmë ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me këtë rast.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se dy personat që u arrestuan si të dyshuar për këtë rast janë Atdhe Musliu dhe Labinot Bajrami, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor, nën dyshimet se kanë kryer veprën penale “Vrasje”.
Musliu dhe Bajrami janë prangosur në hyrje të Vushtrrisë, ku Policia i ka kapur në flagrancë derisa po tentonin t’ia mbathnin, për t’iu shpëtuar arrestimit.
Për arrestimin e tyre ka njoftuar edhe Policia, me ç’rast u bë e ditur se është sekuestruar thika që dyshohet të jetë përdorur në rast.
Sinjali ka raportuar mbrëmë me detaje lidhur me këtë ngjarje. Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:40, kur viktima u sulmua me thikë dhe pësoi lëndime të rënda trupore. Ai u gjet i shtrirë në tokë nga Policia dhe më pas u dërgua menjëherë në Emergjencë. Në spital vetëm u konstatua vdekja e tij, kurse trupi i pajetë u tërhoq për t’u dërguar në IML për obduksion.

Të tjera
-
‘‘Gjuaje jashtë’’, hidhen tymuese para hotelit ku po protestojnë veteranët kundër Trendafiloves (PAMJE)
Veteranët janë duke protestuar kundër kryetares së Dhomave të Specializuara t...
-
Veteranët protestojnë ndaj Trendafilovës
Gjatë ditës së sotme kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekateri...
-
Vetëvendosje përgjigjet nëse do të marr pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Osmani
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka pranuar ftesën e presiden...
-
Përfundon numërimi në Vlorë, si ndahen mandatet mes PS dhe PD
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në qarkun e Vlorës për zgjedhjet ...
-
Mbyllet kompania e ujësjellësit “Ibar” në Mitrovicën e Veriut, Rizvanolli: Do të ketë shërbime më cilësore nga KRU Mitrovica
Sot është mbyllur kompania paralele e ujësjellësit “Ibar” në Mitrovicën e Ver...
-
Rexhepi: Patjetër duhet të respektohet presidentja
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka ftuar për një takim të përbashkët lider...
-
Kurti pranon ftesën nga Osmani, Kusari thotë se ‘‘përgjigja besoj është pozitive për pjesëmarrje’’
Mimoza Kusari deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, ka konfirmuar se kryetari i k...
-
Trump nis vizitën e Gjirit duke kërkuar marrëveshje të mëdha ekonomike
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në Arabinë Saudite për një v...
-
Aktori i njohur francez Depardieu shpallet fajtor për ngacmim sek*ual ndaj dy grave
Aktori i njohur francez, Gérard Depardieu, 76 vjeç, është shpallur fajtor për...
-
Rina Maloku merret në pyetje për rastin e bashkëshortit
Hetuesit e Policisë së Kosovës e kanë ftuar për intervistim Rina Malokun, bas...
-
LDK e gatshme të ulet me LVV-në tek presidentja, Bajrami: Shpresoj të vinë të gjitha partitë
Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami është deklaruar si...
-
Memli Krasniqi thotë se takimi i ftuar nga presidentja ka qenë ide e PDK-së
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka folur pas dështimit për të 15-të...