Lajme

Këta janë dy gjakovarët që dyshohet se grabisnin banesa në Ksamil

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 09 July 2021

Policia e Sarandës mbrëmë njoftoi se ka shkatërruar një grup kriminal, ku persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin grabisnin banesa në Ksamil.

Në pranga kanë rënë Nderim Ndreca e Hile Memehaj, të dy nga Gjakova, të cilat ishin pjesëtarë të grupit, ndërkohë që është shpallur në kërkim Getoar Mulliqi, edhe ky nga Gjakova.

Po ashtu është arrestuar edhe organizatori i vjedhjeve, Vangjel Pella, i cili është pronar i një hoteli të njohur në Ksamil. Pella nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi më parë ka qenë i dënuar për pedofili.

-Advertisement-

Në këto pamje shfaqen dy grabitësit me maska dhe doreza teksa ecin afër murit të banesës. Në një moment ata pikasin edhe kamerat e sigurisë dhe i thyejnë me shkop.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera