Lajme

Këta janë drejtuesit e rinj të PDK-së

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 22 January 2020

Partia Demokratike e Kosovës, kryesia e saj e re ka mbajtur mbledhjen e saj këtë të mërkurë.

Aty janë zgjedhur e plotësuar struktura e re drejtuese e partisë, shkruan gazeta inFokus.

Në këtë formë u emëruan nënkryetarët, sekretari e një numër udhëheqësish të departamenteve sektoriale.

-Advertisement-

Nënkryetar të rinj janë Agim Aliu e Shaqir Totaj.

Uran Ismaili është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së e Abelard Tahiri Udhëheqës i Departamentit për Çështje Organizative, shkruan gazeta inFokus.

Kjo është pjesa tjetër e emërimeve të reja në parti:

Betim Gjoshi, Udhëheqës i Departamentit për Çështje Elektorale; Blerand Stavileci, Drejtor Ekzekutiv i partisë; Hajredin Kuçi, udhëheqës i Departamentit për Politika Programore; Enver Hoxhaj, udhëheqës i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare; Elmi Reçica, udhëheqës i Departamentit për Çështje të Diasporës; Sami Lushtaku, udhëheqës i Departamentit për Vlera të Luftës; Xhavit Haliti, udhëheqës i Departamentit për Grupe të Interesit; Migjen Kelmendi, udhëheqës i Departamentit për Media dhe Rrjete Sociale; Muzafer Shala, udhëheqës i Departamentit për Rini dhe Inovacion; Safete Hadërgjonaj, udhëheqëse e Departamentit Financa dhe Anëtarësi; Bajrush Xhemajli, Udhëheqës i Departamentit për koordinim me deputetë, ekzekutivin dhe asamblistët; Blerta Deliu-Kodra, udhëheqëse e Departamentit Çështje Gjinore./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera