Lajme

Këta janë drejtorët e rinj të katër Spitaleve të Përgjithshme të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 19 March 2022

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka shpallur rezultatet përfundimtare për drejtorë të katër Spitaleve të Përgjithshme të Kosovës.

Në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed” drejtoreshë është zgjedhur pulmulogia Shefkie Shatri. Ajo që nga viti i kaluar ishte ushtruese detyre e drejtorit po në këtë spital.

Spitali i Përgjithshëm në Gjilan është bërë me drejtor ku në këtë pozitë është zgjedhur doktor Arsim Emini, teksa në garë për këtë pozitë ishin edhe pesë kandidatë të tjerë, njofton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Doktor Fazli Shala është zgjedhur drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës. Në garë për këtë pozitë kanë qenë edhe dy kandidatë të tjerë.

Ndërsa doktoresha Luljeta Zhubi është zgjedhur drejtoreshë e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës. Në garë për këtë pozitë kanë qenë edhe tre kandidatë të tjerë.

ShSKUK thotë se të gjithë kandidatët e pakënaqur me rezultatin kanë të drejtë ankese brenda 15 ditësh nga shpallja e rezultatit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera