Lajme

Këta janë deputetët që do t’i zënë vendet e atyre që u bënë ministra

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 13 September 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë renditjen e deputetëve që do t’i zëvendësojnë ata që morën poste ekzekutive.

Sipas KQZ’së, deputeti Nait Hasani do ta zavendësojë Ramush Haradinajn, i cili u zgjodh Kryeministër i Kosovës, Enver Hoti do e zavendësojë Enver Hoxhajn, i cili u zgjodh zëvendëskryeministër dhe Bekë Berisha do ta zavendësojë Pal Lekajn, i zgjedhur ministër i Infrastrukturës, shkruan Gazeta Express.

Fatmir Limaj pasi mori postin e zëvendëskryeministrit, deputeti Fadil Beka do ta zavendësojë atë në Kuvendin e Kosovës, ndërsa zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacollin do ta zavendësojë Imet Rrahmani.

-Advertisement-

Ministrin e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, do ta zavendësojë Gani Dreshaj, ndërsa Rasim Demirin, që u zgjodh ministër i Zhvillimit Rural, do ta zavendësojë Bahrim Shabani.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera