Lajme

Këta janë deputetët që nuk iu ‘bindën’ partive të tyre në Kuvend

Autori: Sylejman Sylejmani 11:24 | 11 September 2019

Ish-deputeti i Partisë Socialdemokrate, Fisnik Ismaili është deputeti i legjistraturës së fundit, i cili në më së shumti raste ka votuar kundër asaj që ka përkrahur partia e tij.

Sipas platformës “Vota ime”, Ismaili në 30 për qind të rasteve nuk ka votuar njëjtë sikur grupi i tij parlamentar, shkruan Gazeta inFokus.

Deputete tjetër që nuk iu ‘bind’ gupit të vet ishte edhe Emilija Rexhepi.

-Advertisement-

Ajo në 71 për qind votoi sikur grupi i vet, kurse në 29 për qind të rasteve votoi ndryshe.

Listën prej tre persona më jo-lojal ndaj partisë e përmbylë Ali Lajçi i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në 73 për qind të rasteve ai votoi si partia, mirëpo në 27 për qind të rasteve të tjera pati votë ndryshe.

Edhe Besa Gaxherri në 25 për qind të rasteve veproi njëjtë. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera