Këta janë ambasadorët dhe emisarët e rinj të BE-së në Ballkanin Perëndimor
Autori: Gazeta inFokus
08:32 | 15 April 2024
Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së, Stefano Sanino, ua ka dërguar vendeve anëtare listën me emrat e ambasadorëve dhe të të dërguarve të posaçëm, të cilët i ka emëruar kryediplomati i bllokut evropian, Josep Borrell.
Radio Evropa e Lirë e ka siguruar këtë listë dhe aty shihet se një ndryshim mjaft i madh është bërë edhe në postet që kanë të bëjnë me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Kjo listë pritet të bëhet publike shpejt edhe nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së.
Në kuadër të rotacionit në postet diplomatike të BE-së, lehtësuesi i tashëm i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak është emëruar nga Borrell si ambasador i Bashkimit Evropian në Zvicër.
Në këtë listë nuk ekziston ndonjë emër i pasardhësit të Lajçakut në rolin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog mes Kosovës dhe Serbisë.
Për këtë, Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së, në bashkëpunim me vendet anëtare, pritet të vendosë më vonë, mundësisht gjatë verës.
Mandati do t’i përfundojë dhe shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, që njëherësh është edhe Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për Kosovën, Tomas Sonyongut.
Në vend të tij, Zyrën e BE-së në Prishtinë do ta udhëheqë ambasadori aktual i Estonisë në BE, Aivo Ora.
Shefi i ardhshëm i Zyrës së BE-së në Kosovë ka përvojë në rajonin e Ballkanit, pasi më herët ka shërbyer si shef i delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut dhe si shef i delegacionit të BE-së në Mal të Zi.
Në kuadër të këtij rotacioni, diplomati italian, Luigi Soreca, është emëruar shef i delegacionit të BE-së në Sarajevë, që krahas Kosovës, është, po ashtu, pozitë më e lartë sesa ajo e ambasadorëve në vendet tjera të rajonit, pasi ka statusin e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së.
Gjatë karrierës së tij diplomatike, Soreca ka qenë ambasador i Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Ambasadori i tashëm i BE-së në Sarajevë, Johann Sattler, do të mbetet në rajon, pasi Borrelli e ka emëruar si ambasador të BE-së në Mal të Zi.
Ambasador i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut do të jetë diplomati grek Rokas Michalis.
Deri tani ai ka qenë ambasador i Bashkimit Evropian në Meksikë.
Nga zyrtarët që kanë pasur pozita të lidhura me Ballkanin Perëndimor është edhe ajo që deri tash ka pasur Angelina Eichhorst.
Ajo është drejtore menaxhuese për Evropën në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së.
Më herët ajo ka qenë zëvendësdrejtore menaxhuese dhe zyra e saj ka qenë e angazhuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, para se të emërohej Lajçak si i dërguar i posaçëm për dialog.
Angelina Eichhorst është emëruar ambasadore e Bashkimit Evropian në Egjipt.
Nga lista e të emëruarve nga ana e Borrellit shihet se shumica e madhe e tyre janë ose diplomatë të vendeve anëtare, ose funksionarë të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian.
Edhe pse politika e jashtme vazhdon të jetë kompetencë nacionale e vendeve anëtare, Bashkimi Evropian ka një politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, dhe një shërbim mjaft të madh diplomatik nëpër botë, raporton Radio Evropa e Lirë.

T� tjera
-
Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës shoqërohet në polici, kërcënoi një kolege
Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku-Isufi, është shoqëruar ...
-
Të shtëna me ar*më zja*rri në Washington, raportohet për paktën katër persona të plagosur
Të paktën katër persona janë qëlluar me armë zjarri të enjten në mëngjes në l...
-
Nis aksioni për menaxhimin e qenve endacakë në Pejë, apel pronarëve të mos i lëshojnë kafshët e tyre në rrugë
Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi në Pejë ka apeluar te pronar...
-
Një muaj paraburgim për shtetasin gjerman që u kap me 43 ar*më automatike në Gjilan
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka caktuar një muaj par...
-
Rama akuzon ministrat e Kurtit: Ndalni gënjeshtrat, mos i rrezikoni Lojërat Mesdhetare
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të B...
-
Hoti në Bratisllavë, diskuton zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti po merr pjesë në një...
-
Rama takohet me Zelenskyn gjatë punimeve të samitit në Dublin
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka takuar këtë të enjte në Dublin presidentin ...
-
Sadiku për ndërprerjen e seancës: Kryetarja ndërpreu seancën me plotë të drejtë, por dje u sulmuam për mungesat
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka komentuar n...
-
Presidentja Shiroka-Pula takohet me guvernatorin e BQK-së, bisedohet për reformat financiare
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim guvernatorin ...
-
“Nuk mundemi me ju prit deri në pafundësi”, deputetët nuk shkojnë në sallë as pas 50 minutash, Haxhiu ndërpret seancën e ligjit për Specialen
Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për nesër, në orën 11:00, p...
-
LDK dega në Deçan: Kryetari Ramosaj të tërhiqet nga propozimi për rritjen e tarifave të mbeturinave, mos e rëndoni buxhetin e qytetarëve
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dega në Deçan, ka kërkuar nga kryetari i ...
-
Gjakovë: Qytetari gjen portofolin me mbi 600 euro, e dërgon në polici
Sot në Stacionin Policor në Gjakovë është paraqitur qytetari L. Rudi, i cili ...






























