Lajme

Këta janë 58 kosovarët më fatlumë këtë vit

Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 19 Korrik 2017

Agjencioni për Përkrahje të Punësimit në Kosovë (APPK) ka zhvilluar takimin përmbyllës me 58 punëtorë kosovarë, të cilët pas përgatitjes 10 mujore do të fillojnë shkollimin profesional në Gjermani

APPK e ka zhvilluar këtë projekt në bashkëpunim me Diakoninë për shkak se punëdhënësit që janë në Gjermani kanë treguar interesim të shkëlqyeshëm ka vazhduar edhe bashkëpunimi i suksesshëm, përcjell albinfo.ch.

Përfaqësuesi nga Ambasada Gjermane në Kosovë, Marten Menger tha se i gëzohet faktit që sheh këta të rinj kosovarë që do të vazhdojnë shkollimin dhe aftësimin në Gjermani. Ndryshe, shkollimi dhe aftësimi profesional që do të zgjasë tri vite, do të realizohet në kuadër të projektit “Migrimi legal i qytetarëve të Kosovës në kuadër të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Gjermani”.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy