Lajme

Këta janë 4 deputetët e LDK-së që nuk do ta votojnë rrëzimin e Qeverisë Kurti

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 25 March 2020

Janë 4 deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës që nuk do ta votojnë mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Pos kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani, e cila dje e ka bërë të qartë këtë qëndrim, pritet që të paktën edhe 3 deputetë tjerë të LDK-së të votojnë kundër.Gazeta Blic merr vesh se edhe deputeti nga Prizreni Haxhi Avdyli do të votojë kundër mocionit.

Pos Osmanit e Avdylit, kundër mocionit pritet të votojnë edhe deputetët: Ardian Shala e Fatmir Rexhepi.Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka theksuar se ka ardhur koha kur më nuk do të lejohen që zyrtarë të partisë, të dalin kundër vendimeve të organeve drejtuese të LDK-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera