Fokus

Këta janë 10 deputetët që harxhuan më shumë se 5 mijë e 500 euro për tri ditë në Francë

Autori: Sylejman Sylejmani 13:08 | 14 August 2019

Dhjetë deputetë të Kuvendit të Kosovës nga pozita e opozita kanë kryer një vizitë zyrtare në Francë, në mes të shkurtit.

Në këtë vizitë tre ditore për akomodim dhe mëditje dhjetë deputetët morën 5 mijë e 636 euro, shkruan Gazeta inFokus.

Në raportin financiar të tre mujorit të parë të Kuvendit, thuhet se si mëditje secili deputet mori nga 266 euro e 90 cent, kurse për akomodim nga 296 euro e 70 cent.

-Advertisement-

Pozitën në këtë udhëtim e përfaqësuan tre deputetë të PDK-së, Memli Krasniqi, Blerta Deliu-Kodra, si dhe Elmi Reçica. Bashkë me ta ishin edhe Bilall Sherifi i Nismës, e Time Kadriaj e AAK-së.

Ndërkaq, opozita u përfaqësua nga tre deputetët e LDK-së, Vjosa Osmani-Sadriu, Armend Zemaj e Arben Gashi, si dhe Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, e Visar Ymeri i PSD-së.

Gazeta inFokus ka nisur publikimin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës përgjatë tre mujorit të parë të vitit 2019.

Deri tash është raportuar për drekat e kryeparlamentarit Kadri Veseli, udhëtimin e Flora Brovinës në Vietnam, e shpenzimet e deputetëve në Amerikë. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera