Sport

Këta gjyqtarë do ti drejtojnë gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 16 April 2019

Janë caktuar gjyqtarët për ndeshjet e para të gjysmëfinaleve në Kupën e Kosovë në futboll që do të zhvillohen të mërkurën, shkruan Gazeta inFokus.

Treshja e gjyqtarëve të FIFA-s me në krye Genc Nuzën, asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj do ta gjykojnë ndeshjen Vëllaznimi – Trepça ‘89. Gjyqtarë i katërt në këtë përballje do jetë Mervan Bejtullahu.

Në duelin tjetër Ballkani – Feronikeli, drejtësinë për ta ndarë i është besuar Kreshnik Vulës. Ai do të asistohet nga Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa. Alban Shala do jetë gjyqtarë i katërt.

-Advertisement-

Ndeshjet e para të gjysmëfinales së këtij edicioni zhvillohen të mërkurën me fillim nga ora 15:00.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera