Lajme

Këta deputetë të pozitës votuan rezolutën e opozitës

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 01 November 2018

Dy deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro rezolutës së propozuar nga partitë opozitare, shkruan Gazeta inFokus.
Deputetët e Aleancës Kosova e Re, Islam Pacolli dhe Labinot Tahiri kanë votuar pro kësaj rezolute.

Këtë e ka bërë të ditur, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Abdullah Hoti.

Ai përmes një postimi në facebook ka falënderuar deputetët për votën pro.

-Advertisement-

“Kjo është pika e rezolutës e riformuluar, qe nuk u mbështet nga koalicioni PAN. Falënderoj dy deputetet e AKR-se, Islam Pacolli dhe Labinot Tahiri për votimin pro kësaj rezolute”|, ka shkruar ai.

Ndërsa ai parti edhe një porosi për partitë në pozitë.

“1. Kuvendi i Republikës se Kosovës rithekson se Kushtetuta e Republikës se Kosovës, sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri shtetëror unitar i Republikës se Kosovës janë te pacenueshme. As Presidenti, e askush tjetër, nuk ka te drejte te negocioje për territorin e Republikës se Kosovës.”

Për çfarë të flasim tjetër nëse nuk pajtohemi ne kete pike bazike?”, ka shkruar ai.

Ndryshe Kuvendi i Kosovës gjatë vazhdimit të seancës së jashtëzakonshme me 50 vota pro nuk arriti të miratoj rezolutën e propozuar nga partitë opozitare.

Pak para rifillimit të seancës, shefat e Grupeve Parlamentare u takuan për tu dakodraun për një rezolutë të përbashkët por që kjo mbledhje kaloj pa asnjë marrëveshje,/Gazeta inFokus/

Lexo edhe:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera