Sport

Kështu votoi trajneri i kombëtares së Kosovës për çmimin “The Best” të FIFA-s

Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 17 January 2022

Sulmuesi i Bayern Munchenit, Robert Lewandowski, është shpallur futbollisti më i mirë në botë për vitin 2021 nga FIFA, shkruan Gazeta inFokus.

Polaku në garë të ngushtë mposhti Lionel Messin e PSG-së dhe Mohamed Salahun e Liverpoolit.

Lewandowski mori 48 pikë pas të gjitha votave nga kapitenët e ekipit kombëtar, trajnerët, mediat dhe tifozët, ndërsa Messi doli i dyti me 44 dhe Salah i treti që mori 39 pikë.

-Advertisement-

Trajneri i përkohshëm i kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha, votën maksimale e kishte për Lewandowskin, e pas tij i renditi Karim Benzeman dhe Jorginhon.

Për dallim nga Gliha, Ujkani po ashtu e kishte polakun në vend të parë, mirëpo votoi më pas për Salahun dhe Messin.

Më poshtë keni votat e trajneri dhe kapitenit të kombëtares së Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera