Lajme

Kështu verifikohen listat e kandidatëve të partive politike nga KQZ-ja

Autori: Hateme Smajli 19:27 | 19 January 2021

Procesi i Verifikimit të kandidatëve për deputetë në listat e partive politike bëhet nga disa institucione të Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, pati thënë se listat dërgohen në 6 institucione shtetërore dhe më pas në bazë të përgjigjeve nga këto institucione KQZ-ja vendos për secilin kandidat për certifikimin apo jo në bazë të këtyre të dhënave.

E në një intervistë për Gazetën inFokus, Ehat Miftaraj, Drejtor ekzekutiv në IKD ka treguar se si shkon i terë procesi i verifikimit të një kandidati.

-Advertisement-

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tanimë vetëm ka disa marrëveshje bashkëpunimi qoftë me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, qoftë me institucionet e tjera përmes të cilave e bëjnë verifikimin e çdo kategorie e çdo kandidati i cili apo partive politike të cilët kanë garuar në këto zgjedhje. Çka është më e rëndësishmja, është që me vendimin e Gjykatës Kushtetuese rëndësi të jashtëzakonshme si të themi i kanë kushtuar kandidatëve të cilat kanë aktgjykime të formës së prerë në tre vitet e fundit.

Në këtë drejtim, duhet shpresuar që Këshilli Gjyqësor i Kosovës në bazë të sistemit që e ka aktualisht, do ta ketë të lehtë që brenda një afati kaq të shkurtër kohor brenda dy ditëve të dërgojë të gjitha emrat apo ti verifikojë të gjithë personat të cilët kanë garuar në këto zgjedhje.

Në këtë drejtim në bazë të të dhënave të cilat KQZ i pranon prej Këshillit Gjyqësor, por edhe prej institucioneve të tjera pastaj ky komision sigurisht që vendos për çdo kandidat veç e veç, nëse do të certifikohet dhe mund të jetë në listën përfundimtare të certifikuar nga KQZ-ja”, ka thënë Miftaraj.

Edhe në këto zgjedhje të parakohshme në listat e partive politike nuk kanë munguar persona të dënuar dhe me aktakuza, por që pritet që KQZ të marrë vendimin përfundimtar.

Pjesë e personave që janë dënuar në tre vitet e fundit është edhe kryetari dhe kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti.

Më poshtë mund ta shikoni intervistën e plotë me Ehat Miftaraj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera