Kështu vendosi Ramush Haradinaj të martën për pagat e Policisë së Kosovës (Dokument)
Autori: Halil Berisha 17:18 | 17 December 2019
Ramush Haradinaj para se ta lë karrigen e kryeministrit ka marr një vendim, me të cilin duket se do t’ia vështirësoi punët Albin Kurtit, nëse merr drejtimin e qeverisë me Policinë e Kosovës.
Të martën, Haradinaj ka thirrur kabinetin e tij ku është vendosur që drejtorit të Policisë së Kosovës dhe vartësve të tij tu paguhen shtesat e posaçme në pagë për rrezikshmëri nga 16 deri në 40 për qind, shkruan gazeta inFokus.
E miratimi i këtij vendimi erdhi pas kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme për futjen në rend dite Propozim-vendimin, të cilën e posedon Gazeta inFokus.
Megjithatë, këto shtesa, për të cilat pavarësisht se u votua në Qeverinë e Kosovës, zyrtarët e Policisë e IPK-së nuk do të mund t’i marrin edhe për një kohë.
Kjo pasi këto shtesa të rrezikshmërisë parashihen në Ligjin për Paga, nenin 14, e cila në pikën 4 të saj obligon që për marrjen e tyre duhet që listat e pozitave të zyrtarëve policor e grupeve tjera që i përfitojnë këto shtesa të përcaktohen me akt nënligjor të Qeverisë, sikur ky i së martës.
Por, këtë ligj tanimë e ka pezulluar Gjykata Kushtetuese, e rrjedhimisht, pavarësisht se u votua në Qeveri, këto nuk do të mund të realizohen.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën inFokus, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.
“Është miratu vendimi, kërkesa e Ministrisë së Punëve të Brendshme për rrezikshmëri, pagesën për rrezikshmëri siç ka ekzistu por aplikimi i këtij vendimi fillon në momentin e heqjes së masës së përkohshme të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Mustafa.
“Kur të hiqet masa e përkohshme do të thotë ky vendim hyp në fuqi, kjo shkon në bazë të ligjit të pagave, na nuk mundemi me ndryshu ligjin e pagave, siç ka qenë deri tani rrezikshmëria qysh është pagu ashtu ka mu pagu edhe pas hypjes në fuqi të ligjit të pagave”, është shprehur ai për gazetën inFokus .
Kësisoj, në rast se përfundimisht pezullohet vendimi për Ligjin e Pagave nga Gjykata Kushtetuese, gëzimi i zyrtarëve policor për shtesat e rrezikshmërisë nuk do të materializohet siç ka deklaruar i pari i Qeverisë të martën.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në konferencë për media u krenua duke thënë se me këtë vendim do të mbrohet dinjiteti dhe kompenzoihet mundi i atyre që kujdesen për sigurinë në vend.
“Kemi rregulluar sot rrezikshëmrinë për policinë, imagjino nuk është çështje e rregullune e kemi rregullu atë sepse policët tash në këtë të ftohtë duhet me nejt jashtë duhet me patrollu kur na flejm, duhet me na siguru që fëmija jonë shkoj në në shkollë e nuk janë të rrezikunë, si në jug, si në veri, si lindje, si në perëndim, ndërsa nuk ka shtet që i përcjell ata, nuk ju kem pagu as shtesë ta zëm, duhet me i kry, janë disa tema që janë obligative me hec përpara”, ka thënë Haradinaj.
Sa do të paguhen policia për rrezikshmërinë?
Me vendimin e miratuar të martën në Qeverinë e Kosovës, shtesat e rrezikshmërisë janë paraparë në disa nivele, ku do të paguhen prej 16 deri në 40% të pagës bazë për policët dhe inspektorët policor.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë -16%, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë -16% e Drejtori i Departamentit – 16%
Koloneli, Nënkoloneli e Majori gjithashtu do të kenë shtesën e rrezikshmërisë prej 16%,
Ndërsa, majorët e Njësisë Speciale Intervenuese dhe asaj të Mbrojtjes së Afërt do të marrin shtesat më të larta prej 40%.
Majorët e Njësisë Speciale Operative do të kenë shtesa prej 38%, ndërsa majorët – komandant stacioni do të kenë 28%.
40% të shtesave do të marrin edhe Kapitenët e NJSI, NJMA, Njësia për trajtimin e Materieve Eksploduese, Sektori i Vëzhgimit dhe Mbështetjes Teknike dhe Zyrtarët në Drejtorinë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve.
E 38% shtesa për rrezikshmëri do të kenë Kapitenët e NJSO, K9 dhe Sektori për përgjime ligjore, shkruan gazeta inFokus.
Ndërsa shtesat edhe për kategoritë tjera janë në dokumentet e siguruara nga Gazeta inFokus, e të bashkangjitura mëposhtë.
Shtesat e rrezikshmërisë janë të lidhura edhe më Ligjin për Paga, saktësisht në nenin 14 të këtij Ligji.
Në pikën 4 të nenit 14 të Ligjit për Paga thuhet se “Lista e pozitave të zyrtarëve policor, Inspektoratit policor, zyrtarëve doganor dhe zyrtarëve të Administratës Tatimore, që përfitojnë shtesën e posaçme, rregullat për fitimin dhe vlera e shtesës përcaktohet me akt nënligjor të Qeverisë, me propozim të ministrisë përgjegjëse për punë të brendshme dhe ministrisë përgjegjëse për financa”.
Tani, këto u përcaktuan këtë të martë përmes vendimit të Qeverisë, megjithatë, Ligji për Paga tanimë është i pezulluar nga Gjykata Kushtetuese, shkruan gazeta inFokus.
Kësisoj, në rast se Kushtetuesja e shfuqizon komplet këtë ligj atëherë vendimi i së martës i Qeverisë Haradinaj, do të mbetet vendim i kësaj qeverie, mirëpo të cilin nuk do të mund ta zbatoj qeveria e re, e cila po synohet të udhëhiqet nga Albin Kurti./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...