Kështu u zhvillua dje ngjarja në kuvendin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
08:35 | 14 July 2023
Paraditen e 13 korrikut, gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës kishte përleshje fizike mes deputetëve dhe anëtarëve të Qeverisë, teksa opozita po kritikon pushtetin për shkak të publikimeve të disa përgjimeve ku është përfshirë deputetja Mimoza Kusari-Lila.
Fillimisht kryeministri, Albin Kurti u sulmua me ujë nga deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku, ndërkohë që zëvendës kryeministri Besnik Bislimi e gjuajti më pas Lushtakun me një shishe. Pas kësaj deputetët e PDK-së dhe minsitrat u përfshinë në rrahje masive.
Rreth dhunës në Kuvend foli edhe vetë Mërgim Lushtaku, i cili tha se reagimi i tij ishte kundër Radojçiqit dhe “argatëve të tij”.
“Reagimi im ishte kundër Radojçiqit dhe argatëve të tij”, shkroi Lushtaku në Facebook.
U deshën orë që normaliteti të kthehej në sallën plenare, por edhe pas pauzës përsëri pati tensione në Kuvend, përderisa kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka mbajtur fjalimin e hyrjes së seancës, deputetë të opozitës kanë vazhduar të mbajnë të bllokuar foltoren.
Tensionet në Kuvendin e Kosovës vazhduan ku deputetët opozitarë kanë hedhur sërish ujë dhe shishe ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Të pranishëm në seancë ishin edhe forcat e sigurimit.
Dhuna që u zhvillua dje në Kuvend u dënua nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila tha se dhuna nuk ka vend në tempullin e demokracisë dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politik.
Gjithashtu edhe Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka reaguar pas rrahjes që ndodhi djenë Kuvendin e Kosovës, për çka ka thënë se dhuna nuk është mjet për të shprehur mospajtimet.
Sipas tij, “është për të ardhur keq të shohësh atë që ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës”.
Edhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, e ka dënuar dhunën që ndodhi sot në Parlamentin e Kosovës midis qeverisë dhe opozitës.
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar duke thënë se skenat e dhunës, janë “imazhe jo të mira”.
Instituti Demokratik i Kosovës që merret me monitorimin e Kuvendit thekson se seanca e së enjtes u shoqërua nga skena të papranueshme të dhunës.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet pas përleshjeve fizike në Kuvendin e Kosovës, midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtarëve të Qeverisë së Kosovës.
Sipas njoftimit, prokurori i shtetit ka iniciuar hetime për veprën penale “Sulmi” dhe ka autorizuar “policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast”.
Kadri Kryeziu, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës mbrëmë në RTV21 tha se imunitet penal s’ka as kryeministri, as ministri dhe Policia ka të drejtë të hyjë në seancë t’i arrestojë.
“Është njëfarë kundërvajtje penale, që i bjen se mund të dënohen ose do të ketë masa ndëshkuese varësisht prej rrezikshmërisë ose pasojave që kanë pasur deputetët”, tha ai.
Përleshja fizike mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga ana e opozitës dhe pozitës, është bërë kryetemë e mediave botërore.

Të tjera
-
Tragjedia në Koçan, ish-ministri shqiptar merret në pyetje nga policia
Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është ftuar të intervistohet në ...
-
U shpëtua pas 95 ditësh i humbur në det – peshkatari peruan tregon si mbijetoi
Një peshkatar peruan i cili i mbijetoi pas 95 ditëve i humbur në det në Oqean...
-
Pamje kur të lënduarit nga zjarri në klubin e natës në RMV dërgohen me aeroplan drejt Turqisë
Të lënduarit nga tragjedia në një disotekë të Maqedonië së Veriut po dërgohen...
-
Kurti uron Kryepeshkopin e ri të Kishës Ortodokse Shqiptare
Për zgjedhjen e Joan Palushit, kryepeshkop i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale...
-
Ndizen qirinj në Shtip, për 59 viktimat e tragjedisë në Koçan
Shumë qytetarë janë mbledhur në qendërn e Shtipit, duke bërë kështu homazhe p...
-
Tentuan të vidhnin në një market, pesë të arrestuar në Fushë Kosovë
Policia në Fushë Kosovë ka identifikuar dhe arrestuar pesë persona të dyshuar...
-
47 persona me lëndime të rënda dërgohen për shërim jashtë shtetit
Rreth 115 pacientë, të lënduar nga tragjedia në Koçan po trajtohen nëpër klin...
-
Hotelet e Shkupit ofrojnë akomodim falas për familjarët e personave të lënduar nga zjarri në Koçan
Akomodimi falas për familjarët e të lënduarve dhe të vdekurve në zjarrin në d...
-
Emisari i ri për dialogun Kosovë -Serbi realizon vizitën e parë në Prishtinë, nesër në mëngjes e takon Osmanin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën do të ketë takim me Peter Soren...
-
Emisari amerikan i quan pozitive bisedat me presidentin rus, paralajmëron telefonatë Trump-Putin këtë javë
Steve Witkoff, I dërguari për Ukraiën i presidentit amerikan Donald Trump, k...
-
Familjarët e viktimave në RMV bllokojnë spitalin: Nuk mund t’u bëni autopsi fëmijëve
Familjarët e viktimave të cilët humbën jetën si pasojë e zjarrit në një disko...
-
Flasin të mbijetuarit e tragjedisë në Koçan
Situatë e tensionuar në oborrin e spitalit të Koçanit, ku familjarët me çdo k...