Sport

Kështu u vlerësua Ronaldo pas golit të fitores ndaj Atalantas

Autori: Gazeta inFokus 23:24 | 20 October 2021

Manchester Unitedi e ka mposhtur Atalantan me përmbysje rezultati nga 0-2 në 3-2, në takimin e vlefshëm për xhiron e tretë të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Old Trafford’, golat për ‘Djajtë e Kuq’ i realizuan Marcus Rashford (53’), Harry Maguire (75’) dhe Cristiano Ronaldo (81’), kurse për mysafirët shënuan Mario Pasalic (15’) dhe Merih Demiral (29’).

Pas përfundimit të kësaj përballje janë publikuar edhe notat e futbollistëve, të cilët u paraqiten në këtë ballafaqim.

-Advertisement-

Lojtari më i mirë i ndeshjes është shpallur mesfushori i Manchester Unitedi, Bruno Fernandez, i cili bëri një asistim dhe u vlerësua me notën më të lartë (8,6), kurse dështimi i këtij takimi dol të ishte mbrojtësi i Atalantas, Roon, i cili mori notën më të ulët (5,9).

Cristiano Ronaldo realizoi golin e fitores për Unitedin dhe në fund mori notën (8.1).

Më poshtë keni notat e të gjithë futbollistëve, të cilët patën minuta në këtë sfidë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera