Lajme

Kështu u prit në qytetin e lindjes ushtari i ndjerë ukrainas që hodhi vetën në erë të mos i lënë tanket ruse të kalojnë

Autori: Gazeta inFokus 22:12 | 02 March 2022

Vitaly Skakun, ushtar ukrainas 25-vjeçar, vdiq pasi hodhi vetën në erë për të shembur urën që mos kalonin rusët me tanke.

Trupi i të ndjerit është dërguar në qytetin e lindjes, ku bashkëvendësit e tij e kishin pritur në shenjë nderimi duke u gjunjëzuar, shkruan lajmi.net.

Kështu ka bërë të ditur ish-diplomati ukrainas, Oleksander Scherba, duke shpërndarë fotografi të momentit.

-Advertisement-

“Ai quhej Vitaly Skakun. Ai ishte 25 vjeç. Për të ndaluar fashistët rusë, ai hodhi në erë një urë. Sot, ai u dërgua i vdekur në vendlindjen e tij – dhe bashkëvendësit u gjunjëzuan”, ka shkruar ai.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës bëri të ditur se ura ishte e minuar dhe gati për t’u hedhur në erë. Mirëpo, një autokolonë ruse po kalonte mbi të dhe koha e mjaftueshme për ta shpërthyer në mënyrë të telekomanduar eksplozivin mungonte. Pikërisht në atë çast, Vitaliy Volodymyrovich një ushtar i ri në moshë, thirri në radio njësinë e tij operative.

Ai tha se do të dilte vetë vullnetar për të shpërthyer urën që rusët mos kalonin. Vepra e tij heroike ngadalësoi ndjeshëm avancimin e armikut, duke lejuar njësinë të ri-vendoset dhe të organizojë mbrojtjen e saj.

Ushtari i dha lamtumirën shokëve të tij dhe më pas aktivizoi eksplozivin në mënyrë manuale, duke hedhur urën në erë dhe duke i prerë rrugën autokolonës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera