Kështu u mashtruan pensionistët gjermanë nga një “Call Center” kosovar call center
Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 07 April 2021
Një urdhër arresti tashmë është lëshuar kundër tre personave dhe të paktën gjashtë persona të arrestuar do të ekstradohen në Gjermani.Mediat gjermane dje dhe sot janë marrë shumë me rastin e arrestimit të 18 personave i cili ndodhi para një jave në Kosovë, të njohur si rasti “Call Center”.
Fjala është për personat e dyshuar për mashtrimin e shtetasve gjermanë, kryesisht pensionistë, përmes premtimeve të rreme, të bëra me telefon nga një Call Center kosovar.
Madje, gazeta “Bild” dhe disa media të tjera sjellin edhe skemën me shkrim sipas të cilës janë udhëzuar punonjësit e qendrës së thirrjeve se si të joshin viktimat e tyre.Sipas Prokurorit të Përgjithshëm Publik të Bambergut, 18 të dyshuar janë arrestur në Kosovë sepse janë marrë “me tregti mashtruese kibernetike”, shkruan Agjencia Gjermane e Lajmeve DPA.
Hetuesit kanë sekuestruar shtatë automjete, rreth 160,000 euro para të gatshme dhe disa llogari me rreth 700,000 euro. Po ashtu në Berlin, një adresë private dhe e biznesit është frekuentuar nga një anëtar i dyshuar i bandës ndërkombëtare, shkruan agjencia në fjalë.Kryerësit akuzohen se kanë mashtruar klientët në platformat operative për tregtimin e produkteve të ndryshme financiare, transmeton albinfo.ch. Ata mendohet se do të kenë bindur, përmes telefonit, investitorët potencialë që të hapin llogari në ato platforma dhe të investojnë shuma më të mëdha të parave.
Ndërkaq, në realitet, paratë nuk janë investuar kurrë por janë përvetësuar nga banda.Në të gjithë Evropën, njerëzit po privohen në këtë mënyrë nga pasuritë e tyre, janë shprehur hetuesit. Vetëm në Gjermani, disa mijëra veta kanë rënë në mashtrim. Ndërsa “hapësira e errët” (ende e pazbuluar por e supozuar), është e konsiderueshme,” tha ajo.Të mërkurën e kaluar, më 31 mars, 2021, hetuesit në Kosovë kanë arrestuar 18 burra midis moshave 22 dhe 45 vjeçare, nga Kosova, Shqipëria dhe Gjermania, përcjell albinfo.ch. Ata pretendohet se ishin punonjës në një qendër thirrjesh (Call Center) ose “ndërmjetësues të lartë”.Një urdhër arresti tashmë është lëshuar kundër tre personave dhe të paktën gjashtë persona të arrestuar do të ekstradohen në Gjermani.
Të tjera
-
Heshtje para zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Sot në Maqedoninë e Veriut është heshtje para zgjedhjeve presidenciale që mba...
-
Raporti i DASH-it, Bajrami: Kurti po mendon se po i drejtohet deleve, analfabetëve funksionalë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit të Rap...
-
Ia rrahu tavolinën Vuçiqit në OKB – reagime të shumta në mbështetje të përfaqësueses së Maltës: Kështu u drejtohemi diktatorëve!
Të hënën në Nju Jork u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të ...
-
Ademi dhe Hetemi nënshkruajnë memorandumin e bashkëpunimit, vlerësohet se do të sjellë fryte për të rinjtë
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe humanisti ...
-
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi
Rektori i UP-së mori vendim për pezullimin nga puna të profesorit Xhevat Kras...
-
Dy shtëpi, banesë e tokë.., këto dhe shumë të tjera janë pasuritë mbi 500 mijë euro të Lumir Abdixhikut
Hiq më pak se 555 mijë euro pasuri numëron i pari i Lidhjes Demokratike të Ko...
-
Dhuña ndaj grave, raporti i DASH kritikon Qeverinë dhe gjykatat për dënime të lehta
Në raportin e Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut për vitin 202...
-
Mësohet identiteti i 25-vjeçarit nga Kosova që vd*q tragjikisht në Itali
Një ditë më parë mediat kanë raportuar për vdekjen e një 25-vjeçari shqiptar ...
-
Lajçak shkruan për “çështjen e dinarit”: U ngushtua hendeku mes palëve, pres propozime në takimin tjetër
Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka bërë përmbledhjen rutinë të një jave pun...
-
“Baba i kriptovalutave”, kjo është pasuria gjysmë milionëshe e liderit të PDK-së, Memli Krasniqi
I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi këtë vit ka arritur t...
-
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të ...
-
Joseph: Osmani e mundi Vuçiqin në Këshill të Sigurimit
Profesori i Universitetit `Johns Hopkins` në SHBA, Edward Joseph, për mbledhj...