Lajme

Kështu u injorua sot himni i Kosovës nga asamblistët e Vetëvendosjes në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 20 December 2017

Duket se përveç nivelit qendror, ndarjet brenda Vetëvendosjes janë edhe në atë lokal.

Kjo ndarje u vërejt sot kur një grup i asamblistëve të rinj të Vetëvendosjes e respektuan intonimin e himnit të Republikës së Kosovës gjatë seancës inauguruese në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Ndërsa një grup tjetër që kryesisht përbëhet nga ish-aktivistë të cilët shiheshin shpesh në protesta të VV-së, e injoruan atë, shkruan Magazina.al.

-Advertisement-

Grupi i asamblistëve priti derisa përfundoi himni i Kosovës në sallën e Kuvendit për të zënë më pas ulëset që të respektohet himni kombëtar.

Po ashtu, në këtë seancë inauguruese ku u betua edhe kryetari Shpend Ahmeti, nuk u panë simbole të shtetit të Kosovës, ndërsa asamblistët e VV-së, kishin me vete nga një flamur të vogël kombëtar para vetes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera