Lajme

Kështu do të veproj LDK me ministrin serb Nenad Rikalo

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 15 September 2017

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti tha sot se kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli kanë shkelur rregulloret duke përmendur kështu mbylljen e seancës e thirrur nga opozita dhe votimin e Qeverisë pa debat parlamentar.

Hoti tha se Qeveria dhe kryeministri Haradinaj e ka nisur punën me fyerje ndaj gazetarëve, ndërsa sipas tij një deputet ka kërcënuar një gazetar me jetë, duke aluduar në raportimin se deputeti i AAK-së Bekë Berisha ka kërcënuar me jetë gazetarin e Insajderit Vehbi Kajtazi.

Hoti nuk la pa përmendur edhe akuzat për ministrin e Bujqësisë Nenad Rikalo, që sipas banorëve të lagjes “Dardania” gjatë luftës në Kosovë ka kryer krime ndaj civilëve.

-Advertisement-

Hoti tha se ministri duhet të shkarkohet në të kundërtën Haradinaj do të përballet me veprimet demokratike ndërsa shtoi se e kanë pranuar me shqetësim se nuk ka informacione për Rikalon lidhur me veprimet e tij gjatë luftës.

“GP i LDK me forma demokratike, e jo me dhunë do të punojë për respektimin e Kushtetutës. Ne do të thërrasim interpelancë për rastin Rikalo”, tha Hoti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera