Rozë

“Kështu si po vijnë punët…”/ Mozzik ironizon në rrjet zhvendosjen e “Sunny Hill Festival” në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 15 June 2022

Zhvendosja e “Sunny Hill Festival” nga Prishtina në Tiranë ka sjellë reagime të shumta në publik. Por jo vetëm kaq, pasi edhe personazhet e njohur të ekranit kanë vendosur që përmes rrjeteve sociale të japin mendimin e tyre.

Një ndër to është edhe reperi i njohur, Mozzik, i cili ka ironizuar përmes statusit së tij në “Facebook”.

“Si po vijnë punët edhe atë boksin në shesh kanë për ta çuar në Tiranë”, ka reaguar reperi Mozzik.

-Advertisement-

Ndërkohë kujtojmë se organizatorët janë tërhequr nga eventi pas vonesave proceduriale nga qeveria e Kosovës. Për shkak të vonesave në përgjigje për një vendim përfundimtar për dhënien e tokës në shfrytëzim, themeluesi Dukagjin Lipa i ka njoftuar krerët e shtetit për vendimin e tërheqjes së festivalit nga Prishtina dhe mbajtjen në Tiranë.

Në reagimin e tij, babai i Dua Lipës thotë se në vend të përkrahjes, kërkesa për t’i siguruar një vend festivalit “është politizuar”. Festivali ishte parashikuar të mbahej në dalje të Prishtinën prej 4 deri më 7 gusht të këtij viti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera