Lajme

Kështu raporton Policia për rastin e vrasjes së dyfishtë në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 09 September 2021

Policia e Kosovës ka raportuar për rastin e vrasjes së dyfishtë në Pejë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Policisë, mënjeherë pas raportimit për të shtëna me armë zjarri, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast, për shkak të plagëve të marra viktimat janë dërguar në spitalin e Pejës për trajtim mjekësor.

Aty, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e dy personave, ndërsa viktima e tretë për shkak të plagëve është dërguar për tretman në QKUK-Prishtinë.

-Advertisement-

“Është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes, për shkak të plagëve të marra, viktimat janë  dërguar në spitalin e Pejës për trajtim mjekësor. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e dy viktimave meshkuj kosovarë, ndërsa viktima e tretë për shkak të plagëve është dërguar për tretman në QKUK-Prishtinë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit i cili pas analizimit të rastit ka bërë ri-cilësimin e viktimës së tretë në të dyshuar.

Tani i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera