Lajme

Kështu po luftojnë me pandeminë “banorët e harruar” në Obiliq

Autori: H. Smajli 13:00 | 23 May 2020

Banorët e komunitetit Rom, Ashkali e Egjiptas të fshatit Plemetin në Obiliq dhe të lagjes 28 në Fushë Kosovë duket s epo luftojnë të vetëm me koronavirusin.

Pa maska, doreza e aq më pak dezinfektues, ata po thone se janë ndihmuar nga Ministria e Shëndetësisë, por që këto ndihma janë shpenzuar menjëherë dhe tashmë ka një kohë që kanë mbetur pa to.

Në reportazhin “Fokus Story” që është prodhim i gazetës inFokus, banorja e fshatit Plemetin, E.B ka thënë se një ekip i veshur me të bardha e ka dezinfektuar komplet ndërtesën ku ajo banon.

-Advertisement-

“Po na kan ndihmu, na kan pru maska e dezinfektues, jan akn do të veshun me të bardha e kan pastru komplet ndërtesën nga kati i fundit deri në katin e parë”, ka thënë E.B

Mirëpo një fqinj i saj përballë (emër i njohur për redaksinë), thotë të jenë janë harruar nga shteti në kohë pandemie, sipas tij ata nuk i ka ndihmuar askush dhe ai thotë se jeton vetëm me një social.

“Jo kerkush, hiq kerkush su kan as sna kan ndihmu, e kam një social me qata jetoj”, ka thënë ai për Fokus Story.

Ndërsa një banorë tjetër në lagjen 28, në Fushë Kosovë, (emër i njohur për redaksinë), në “Fokus Story”, ka thënë se nuk janë ndihmuar, e maskat thotë ti kenë përgatitur vetë disa fëmijë të lagjes me palloma.

“Kemi marë ndihma nga vëllezërit muslimanë, dhe disa fëmijë të lagjes i kan maru do maska me palloma dhe i kan shpërnda, por edhe ato tash janë hargju, krejt jemi pa maska”, ka thënë ai.

E në një përgjigje për gazetën inFokus, Minsitria e Shëndetësisë në lidhje me këtë cështje, ka thënë se i ka ndihmuar këto lagje, në fshatin Plemetin dhe lagjen 28 në Fushë Kosovë në të cilat “Fokus Story” ka realizuar reportazhin.

“MSH i ndihmon komunat përveç tjerash edhe me programin e vizitave mjekësore në shtëpi, që realizohet me UNICEF-in dhe drejtoritë komunale të Shëndetësisë. Gjatë pandemisë në këto komuna janë shpërndarë pako ushqimore, pako higjienike dhe janë bërë edhe asistenca të tjera me qëllim që komunitet aty ta kenë sa me të përballueshme situatën. Gjithashtu, me qëllim të informimit për Covid-19 janë shpërndarë edhe materiale informuese në gjuhën rome, shqipe, serbe dhe angleze”, thuhet në përgjigjen nga zyra për informim e MSH-së./Gazeta inFokus/

Këtu mund ta ndiqni reportazhin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera