Fokus

Kështu mund të përfitojnë nga 1 milionë euro bizneset kosovare

Autori: Doresa Geci 12:11 | 20 March 2019

Me rreth 25 milionë euro do të mbështeten ndërmarrjet e mesme dhe te vogla në Kosovë.

Këto para do tu mundësohen përmes kredisë nga Baka për Biznes dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ndërsa kompanitë do të marrin financim si dhe do marrin 15 për qind grant nga BE pas implementimit të programit për mbështetjen e konkurrueshmërisë së NVM-ve në Kosovë.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, të mërkurën gjatë lansimit të këtij projekti tha se krijimi i mundësive të bizneseve për qasje në financa është parakusht për zhvillim të mëtejmë të tyre.

-Advertisement-

“MTI konsideron se ndihma që mund tu jepet ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla përmes granateve është ndihma më e mirë që mund tu jepet. Si qëllim primar për ta përfituar tregun vendor dhe së dyti të përgatisim produktet për të eksportuar në tregje ndërkombëtare”, ka thënë Shala.

Më këtë projekt, mund të  financohen kredi në vlerë totale deri në 1 milion euro për çdo kompani ose grup të kompanive.

Ndërsa të drejtë për të fituar këto kredi do të kenë kompanitë private që kanë më pak se 250 puntorë dhe qarkullimi vjetor i së cilave nuk është me pak se 50 milionë euro.

Udhëheqësi i Seksionit për Bashkëpunim në zyrën e BE-së në Kosovë, Luigi Brusa, tha se për Kosovën është e rëndësishme të jetë në program i tillë pasi sipas tij kjo e bën Kosovën vend stabil, të vetë qëndrueshëm dhe konkurrues.

“Në ekonominë e sotme ne duhet të vrapojmë dhe jo të ecim. Që të jemi në gjendje të vrapojmë kemi nevojë të kemi një zemër që pompon mirë dhe sistemi bankar është zemra e ekonomisë dhe paratë janë gjaku që duhet të qarkullojnë. Me këtë projekt jeni duke ofruar gjakun dhe për ju ajo që është me rëndësi është që të keni qasje të lehtë në resurse financiare”, ka thënë më tutje ai.

Sipas tij, Kosovës iu nevojitet një kornizë stabile e parashikueshme ligjore për të bërë rregulla për të gjithë operatorë.

Neil Taylor, shef i BERZh-it në Kosovë, tha se Kosova ka potencial për sektorin privat dhe NVM-të në sektorin privat janë qëllimi strategjik numër një për BERZHIN.

“Vitinë e  kaluar 3/4 e investimeve ka qenë në sektorin privat. Me vendimin e BE ne kemi zhvillu një program për konkurrueshmërinë për të bërë promovim në ekonomi”, ka thënë ai.

Ky program do të synoj të përmirësoj konkurrueshmerinë NVM-së ë Kosovë dhe mundësit e tyre për tregtim në rajon dhe me shtetet e BE-së. Programi është zhvilluar nga Banka Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim(BREZH) ndërsa granatet dhe asistenca teknike janë financuar nga BE-ja./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera