Shëndetësi

Kështu mund ta shëroni tensionin e lartë pa ilaçe

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 28 April 2017

Tensioni i lartë i gjakut, i njohur dhe si hipertensioni, mund të ulet me një krem të thjeshtë të pasur me magnezium, thonë ekspertët.

Kremi i magnezit thithet përmes lëkurës për të rritur nivelin e magnezit në gjak, thotë studimi, që sot e transmeton TCH. Shkencëtarët e Universitetit të Herfordshire kanë zbuluar se kremi i magnezit mund të përdoret potencialisht si alternativë apo si shtesë e ilaçeve për të luftuar një nga problemet më të mëdha të shëndetit, siç është tensioni i lartë.

Studimi i parë mbi efektin e kremit të magnezit tek njerëzit është publikuar në revistën Plos One. Ky studim është hapi i parë që tregon se kremi transdermal i magnezit mund të jetë një shtesë e mirë apo një alternative e ilaçeve që merren nga goja, për të luftuar problemin që lidhet me nivelin e ulët të magnezit, përfshi edhe funksionin e varfër të imunitetit.

-Advertisement-

Ajo mund të jetë një alternativë e mirë për njerëzit që kanë vështirësi të marrin ilaçe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera