Lajme

Kështu i morën paramilitarët serb 17 gratë më të bukura nga ky qytet i Kosovës, ja tmerri që ato përjetuan

Autori: Gazeta inFokus 08:11 | 09 August 2017

Rreth 17 gra janë mbledhur nga një grup paramilitarësh në një qytet të Kosovës.

Sipas dëshmitares, janë mbledhur femrat më të bukura të lagjeve. Ishin dërguar në një shkollë në një fshat afër këtij qyteti.
Aty, sipas dëshmisë, ka pasur dhjetëra gra që janë mbajtur më ditë të tëra. Kanë përjetuar dhunë seksuale, dhunë fizike dhe gjithçka tjetër.

Rrëfimi në vetën e parë: Na futën me një shkollë, aty ishin kanë plot të shkreta
Viki

-Advertisement-

Jena kanë dhjetë anëtarë të familjes, baba, nana, pesë motra, tre vllazni. Unë ma e vogla prej familjes. Jetën e kena pas normale. Baba na ka kqyrë shumë… s’e di. O kanë shumë i pasun, na ka majtë mirë boll, na ka ble çka kena deshtë. Mu si sot m’kujtohet, e kom pas një bicikëll t’pembe, ndoshta i kom pas pesë-gjashtë vjet, ma ka bo dhuratë për ditëlindje. Ato s’e harroj kurrë. Kështu që, ka edhe gjana t’mira.

Çka o me randësi prej meje osht se jom kanë shumë e aftë deri n’shkollën e mesme.
E shkollën e mesme s’kom mujtë me e vazhdu ma anej. Fakulteti larg. Tani baba m’fejoi, m’martoi. S’e kom njoftë burrin. Masi jom feju, s’jom pa deri mas gjashtë mujve. U martumë. Ditën e parë, dytën, tretën mirë, masanej filloi xhelozia. O kanë xheloz shumë. Ka pi shumë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera