Lajme

Kështu ka ikur vrasësi i Oliver Ivanoviqit! Shikoni se sa kohë i janë dashur që të zhduket nga vendi ngjarjes!

Autori: Gazeta inFokus 08:37 | 11 February 2018

Mediumi serb “Kurir” ka krijuar një video ku shihet rikonstruktimi i ngjarjes kur është vrarë lideri i Iniciativës Qytetare (SDP), Oliver Ivanoviq.Sipas raportimeve të mediave, Kryeprokurori i Prokurorisë në Mitrovicë, Shyqyri Syla kishte thënë se Ivanoviq është qëlluar nga një automjet në lëvizje.

Mirëpo në videon që e ka publikuar mediumi serb “Kurir” , vrasësi në fakt ka shtënë nga jashtë me 6 plumba për ‘tu futur më pas në veturë dhe të ‘zhdukej’ nga vendi i ngjarjes

Ivanoviqin e kishte gjetur të shtrirë një fqinje, e cila kishte dalë që të blinte bukë në dyqan. Pas kësaj në lagjen e Doktorëve është gjetur e djegur një veturë e tipit Opel Astra e cila dyshohet se është përdorur nga atentatorët e Ivanoviqit.Nuk shkoj shumë e një medium tjetër se, përcjellë GazetaBlic, kishte gjetur edhe pronarin e veturës dhe pronari u raportua se është austriak me origjinë serbe – lajm për identifikimin e pronësisë së saj e konfirmoi edhe PK, por nuk dha shumë detaje.

-Advertisement-

“Kjo veturë ka qenë pa targa, por ne kemi arritur që të kemi infot e nevojshme për prejardhjen e veturës dhe pronësinë e saj. Nuk mund të jap më shumë detaje, por informacionet që kemi janë të mjaftueshme që të gjurmojmë pronarin e kësaj veture“, ka thënë Maxhuni nga Policia e Kosovës.Oliver Ivanoviq është vrarë kah mesi i janarit në veri të Mitrovicës, dhe deri më tani ende nuk është gjetur se kush është kryesi i kësaj vepre, e cila bëri bujë edhe në mediat ndërkombëtare dhe ende vazhdon të mbetet temë debati si në Kosovë po ashtu edhe në Serbi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera