Fokus

Kështu ishte sulmuar shkolla në Llaushë ku kishte mbetur i vrarë Halit Geci, e i plagosur Shaban Rreci (VIDEO)

Autori: Sylejman Sylejmani 18:07 | 07 March 2019

Përkundër sulmeve që po i kryenin forcat serbe nëpër Drenicë, mësuesit e fshatit Llaushë të Skënderajt po e vazhdonin mësimin.

Më 26 nëntor të vitit 1997, Shaban Rreci ishte duke mbajtur orën mwsimore, shkruan Gazeta inFokus.

Bashkë me të ishte edhe mësuesi Halit Geci.

-Advertisement-

Megjithatë, kjo ditë për ta do të kthehej në tragjedi.

Në një rrëfim ekskluziv për Gazetën inFokus, mësuesi Shaban ka treguar çdo detaj të asaj dite të rëndë.

Rreci ka thënë se gjuajtjet e forcave serbe ishin të koordinuara me zilen e shkollës.

“Ata sikur me qenë të koordinuar. Kur ka ra zilja e shkollës këtu, u koordinu me murtajën e parë atje që ka krisë”, ka deklaruar ai.

Atë ditë, Rreci ka thënë se ishin duke u bërë gati për festën e 28 nëntorit.

Mirëpo, mësimin u desh ta ndërpresin në gjysmë, pasi e ndjenin që diçka e rëndë po vinte.

Të gjithë mësimdhënësit që ishin në shkollë u koordinuan që secili ta përcillte nga një grup të nxënësve për në shtëpi.

Dy mësuesit, Halit Geci e Shaban Rreci u kthyen sërish në shkollë.

Pak minuta pasi u kthyen aty, nisën sulmet e rënda të forcave serbe në shkollë.

Në ikje, pasi po sulmoheshin nga UÇK-ja, me mjete të rënda serbët e kishin sulmuar shkollën.

Njëri prej plumbave, Rreci tregon se ishte fatal.

“Haliti po thotë mu më rroku. Po shkon kah qoshi, nuk u rrëzu, por e pamë që po rrëzohet. Filluam me i ndihmu. Kur e kemi vendosë në tavolinë unë ja hoqa rrypin, po e kqyri edhe po e kontrolloj. I thashë Halit gajret se edhe unë kokna plagosë. Qitash e morra vesh. Tha a pshtun nxënësat, i thash po kanë pshtu, e tha hajt se për neve s’ka gajle”, ka rrëfyer Rreci në një intervistë për Gazetën inFokus.

Ndiqeni të plotë reportazhin, në të cilin flet edhe Valbone Geci – Vrella, vajza e mësuesit Halit, e cila e ka vazhduar profesionin e babait. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera