Kështu ishte dhënë lajmi për arrestimin e Albin Kurtit, babait dhe vëllait të tij
Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 07 December 2021
Në prill të vitit 1999, Albin Kurti ishte arrestuar nga forcat serbe bashkë me babain e tij, Zaim Kurtin dhe vëllaun, Arianit Kurtin.
Lajmin në atë kohë e kishte dhënë edhe Televizioni shqiptar TVSH.
Në atë kohë, moderatori Mustaf Muçaj, dëgjohet duke dhënë lajmin për arrestimin e anëtarëve të familjes Kurti.
“Burimet tona nga Prishtina, na informojnë se tash e 10 ditë janë arrestuar nga forcat serbe, Zaim Kurti, anëtar i Kryesisë së Lëvizjës Demokratike Shqiptare dhe dy bijtë e tij, Albin Kurti, veprimtar i dalluar studentornë Prishtinë dhe sekretar i zyrës së Adem Demaçit dhe Arianit Kurti, student i vitit të tretë në fakultetin teknik në Prishtinë. Nuk ka informacione për fatin e të arrestuarve”, thuhet në lajmet e vitit 1999 në TVSH.
Ndryshe, Albin Kurti ishte i arrestuar politik gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe u lirua më 7 dhjetor 2001, pas presionit të ndërkombëtarëve për të liruar të burgosurit politikë nga regjimi serb.
Kurti u arrestua më 27 prill 1999 në Prishtinë. Deri më 2 maj 1999 është mbajtur në burgun e Prishtinës. Prej 2 maj deri më 10 qershor në burgun e Lipjanit. Prej 10 qershorit deri më 13 dhjetor 1999 në burgun e Pozharevcit. Prej 13 dhjetorit deri më 13 mars 2000, në burgun e Nishit.
Procesi gjyqësore ndaj Albin Kurtit ka filluar më 9 mars 2000, ndërsa më 13 mars është shqiptuar dënimi prej 15 vjetësh nën akuzën “cenimi i integritetit territorial dhe sovranitetit të Jugosllavisë” sipas nenit 116.
Sërish, prej 14 mars 2000 deri në nëntor, ka qenë në burgun e Pozharevcit. Intervista e dhënë në burg është më 22 prill 2000.
Prej nëntorit të vitit 2000 deri më 3 dhjetor të vitit 2001 ka qenë në burgun e Quprisë, ndërsa prej 3 dhjetor 2001 deri më 7 dhjetor, sërish në burgun e Nishit.
Të tjera
-
Pas nëntë muajsh tensione, Kurti e Vuçiq përballë njëri-tjetrit
Për herë të parë pas më shumë se nëntë muajsh, kryeministri i Kosovës, Albin ...
-
Gjendje e rënduar në rrugët e Pejës pas vështrimeve – ekipi i zjarrfikësve në terren e qytetarë duke pastruar lagjet
Të hënën qyteti i Pejës është vërshuar nga reshjet e dendura të shiut të cila...
-
Arrestimi i ish-asistentit të Kurtit, Përparim Rama del me reagim
Mbrëmë është arrestuar asamblisti i Komunës së Prishtinës nga radhët e LVV-së...
-
Kryeministri indian Modi do ta vizitojë Rusinë, thotë Kremlini
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, do ta vizitojë Rusinë, njoftoi të martë...
-
Tërmet i fuqishëm në Turqi, panik te banorët
Një tërmet i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Turqin...
-
PDK-ja paralajmëron se nëse votohen versionet aktuale të projektligjit për zyrtarë publik dhe ai për KPK-në do t’i çojnë në Kushtetuese
Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në PDK, Përparim Gruda, ka shprehur...
-
Parregullësi të shumta në komunën e Gjilanit, Auditori: Disa projekte janë zhvilluar në kuhdërshtim me Ligjin e buxhetit
Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur disa shkelje financiare në komunën e Gji...
-
Naim Murselit, Kushtrim Kokkalës e Granit Plavës u vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj
Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka vazhduar edhe për dy muaj të tjerë masën...
-
Gruda për takimin e Hisen Berishës me Martin Berishajn: Personalisht mendoj se është një gjë e gabuar
Përparim Gruda nga PDK, në konferencën e sotme për media, është pyetur për ta...
-
Fondaj në Hagë: Vetëm dy herë jam takuar me Selimin gjatë luftës
Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitari Kurtesh Fondaj tha se kishte pasur ...
-
Vogel: Takimi Kurti-Vuçiq, thjesht performancë
Toby Vogel, ekspert i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE) nga Kës...
-
“Pa fajin e tij, pa menduar për pasojat…”- Aktakuzë ndaj Andi Pajazitit për vrạsjen e vitit të kaluar në “Bon Vivant”
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Andi Pajazitit lid...