Fokus

Kështu i përcolli për herë të fundit nxënësit, mësuesi Halit Geci (VIDEO)

Autori: Sylejman Sylejmani 19:08 | 07 March 2019

Gazeta inFokus ka sjellë një reportazh për mësuesin historik të Llaushës së Skënderajt, Halit Geci.

Në këtë reportazh kanë folur shumë protagonistë, të cilët kishin qenë bashkë me mësuesin ditën e fundit, kur ai kishte humbur jetën në shkollë.

Një prej nxënësve të cilët po mbanin mësim atë ditë të 26 nëntorit 1997, është edhe Arbër Geci.

-Advertisement-

Geci ka rrëfyer për Gazetën inFokus se si mësuesi Halit i kishte përcjellur ata deri në shtëpi.

“Prej shkollës na ka përcjellë deri këtu edhe na tha kalone rrugën dhe vazhdoni nëpër shtëpitë e juaja. Kemi vazhdu me vrap kemi shku në shtëpi, hala pa shku në shtëpi kemi dëgju që hjanë plagos mësuesi Halit dhe mësuesi Shaban”, ka thënë Geci.

Këtë lajm, nxënësit që vetëm gjysmë ore më herët kishin qenë në shkollë, e përjetuan shumë rëndë.

“Ish shumë dhimbje e madhe për nxënësit, atë e kujtojmë edhe si mësuesi i parë edhe si mësuesi hero”, ka thënë ai.

Ndiqeni të plotë reportazhin, në të cilin flet edhe Valbone Geci – Vrella, vajza e mësuesit Halit, e cila e ka vazhduar profesionin e babait.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera