Lajme

Kështu i arsyeton Donika Gërvalla anglishten e dobët dhe gabimet skandaloze në mesazhin diplomatike 

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 25 May 2021

Qëndrimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme për Bjellorusin të hënën është parë si jo seriozë dhe me anglisht të dobët.

E gjatë raportimit para Komisioni për Punë të Jashtme, Ministrja e ketri dikasteri, Donika Gërvalla,  i ka arsyetuar ato, shkruan Gazeta Infokus.
Ajo ka thënë se limitimi prej 270 karakteresh në twitter është arsyeje pse ka dalë postimi në mënyrë të tillë.

E në Komisionin Parlamentar para deputetëve, Gërvalla ka thënë se e merr përgjegjësinë politike për rastin.

“Përpjekja për të futur në 270 shkronja një mesazh të komplikuar duke lënë anash të gjitha lidhëzat ka shkaktuar një tekst që është…. ju jap të drejtë. Ashtu është. E kemi marrë të njëjtin tekst e kemi zgjeruar. I kemi futua lidhëzat. Është i njëjti mesazh. Mendoj që kemi një tekst të kuptueshëm”, ka thënë ajo.

E për përmbajtjen në të cilën akuzonte presidentin rusi Vladimir Putin se po bëhet më agresiv, Gërvalla ka thënë se “Kosova është e fortë, synon dhe është krah aleatëve të saj”.

“Mesazhi dëshiron të tregojë se Kosova qëndron fort në krahun e aleatëve të saj. E kemi kuptuar e do të shohim të mos na ndodhë asnjëherë”, ka shtuar ajo./Gazeta Infokus.

Të tjera