Lajme

Kështu është bllokuar rruga në Bërnjak

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 21 September 2021

Të hënën, forca të mëdha policore u vendosën në pikën kufitare Jarinjë-Bërnjak për të zbatuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas këtij vendimi, veturat me targa të Serbisë nuk do të mund të hyjnë në territorin e Kosovës, dhe të njëjtit duhet të pajisen me targa të përkohshme RKS.

Në një fotografi shihet se si është bllokuar rruga në këtë pjesë.

Për marrjen e targave të përkohshme duhet të paguajnë pesë euro dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë. /Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera