Lajme

Kështu e përkthen Besnik Bislimi fjalën “zhgënjim” për targat të amerikanëve

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 02 November 2022

Me vendimin e Qeverisë së Kosovës që të mos shtyjë edhe për një periudhë dhjetë muajshe çështjen e riregjistrimit të targave “KM, PZ, etj”, Departamenti amerikan i Shtetit, para disa ditësh u shpreh “i zhgënjyer dhe i shqetësuar”.

Megjithatë, sipas zv/kryeministrit Besnik Bislimi, termi “zhgënjim” siç kuptohet në gjuhën shqipe është i ekzagjeruar në raport me atë në gjuhën angleze “disappointment”, dhe sipas tij, ne s’po e kuptojmë drejtë atë.

“Unë mendoj që termi zhgënjim në gjuhën shqipe ndoshta merr një konotacion pak më të ekzagjeruar se ajo që është menduar në qëndrimin atje”, i ka thënë zv/kryeministri Bislimi Radios Evropa e Lirë në një intervistë dhënë në 1 nëntor.

-Advertisement-

“Disappointment” kryekëput përkthet në shqip si “zhgënjim”, dhe me asnjë konotacion më të zmadhuar ose zbehur.

Fjalori i Oksfordit “disappointment/zhgënjimin” e përkufizon si: “Pakënaqësia ose dekurajimi që rezulton kur shpresat ose pritjet tuaja nuk janë përmbushur, ose dikush ose diçka që nuk është aq e mirë sa kishit shpresuar ose pritur”.

Besnik Bislimi jo rrallëherë u bën interpretime krjetësisht subjektive termeve të cilat pa asnjë lloj ambiguiteti kanë kuptimin që kanë gjuhësor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera