Sport

Kështu e komenton Faruk Statovci shkarkimin e Ramadanit dhe emërimin e Ibrakoviqit në krye të Prishtinës  

Autori: Erion Maliqaj 19:28 | 18 November 2021

Zekirija Ramadani edhe zyrtarisht mbrëmjen e së mërkurës u largua nga klubi i Prishtinës, shkruan Gazeta inFokus.

Pavarësisht se ‘bardhekaltërit’ nuk dhanë detaje për largimin e tij, tekniku shkupjan në një përgjigje për Gazetën inFokus konfirmoi së është shkarkuar.

“Këtë pyetje duhet të i’a bëni drejtuesve të klubit të Prishtinës, sepse ata me larguan. Unë nuk jam larguar vet nga klubi”, deklaroi Ramadani për Gazetën inFokus.

-Advertisement-

Pas shkarkimit të Zekirija Ramadanit, klubi i Prishtinës e ka emëruar trajner të ri të skuadrës boshnjakun, Abdulah Ibrakoviq.

Lidhur me shkarkimin e Ramadanit dhe emërimin e Ibrakoviqit, Gazeta inFokus, ka biseduar me analistin e mirënjohur kosovar, Faruk Statovcin.

Ai ka thënë se shkarkimi i teknikut shkupjan ka ardhur në kohën jo të duhur, duke shtuar se një gjë e tillë është dashur të diskutohet pas përfundimit të sezonit.

“Mendoj që shkarkimi i Ramadanit ka ardhur për arsye të ndryshme. Po e mira është që trajneri e ka pranuar se është shkarkuar e jo që po thonë me marrëveshje të dy palëve. Mendoj që shkarkimi ka ndodhur në kohën jo të duhur. Është dashur të përfundoj ky sezon, pastaj të diskutohet kjo çështje”, tha fillimisht Statovci.

I thotë vetes analist i futbollit, por Statovci ia huq totalisht – Nuk e  din numrin e trajnerëve te skuadrat e Superligës – 07PRESS

Me pas ai foli edhe për trajnerin nga Bosnja e Hercegovinës, Abdulah Ibrakoviq, i cili mori drejtimin e Prishtinës.

“Sa i përket trajnerit të ri mendoj se duke u bazuar që ka punuar nëpër ekipe të ndryshme shihet se duhet me pas përvojën, mirëpo se a do të jetë i qëlluar apo i dështuar atë e tregon koha”, deklaroi Faruk Statovci për Gazetën inFokus.

Duhet cekur se Zekirija Ramadani me Prishtinën sezonin e kaluar u shpall kampion i Kosovës, kurse me parë Superligën e ka fituar edhe me Trepçën ‘89 dhe Feronikelin./Gazeta inFokus/

Ramadani ua dedikon “Plisave” titullin kampion » Lajmet e fundit -  ArenaMedia & Production - ArenaMedialeTV

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera