Sport

Kështu e komenton Faruk Statovci largimin e Naser Ramajt nga klubi i Feronikelit

Autori: Gazeta inFokus 22:04 | 17 January 2022

Feroniekli gjatë ditës së hënë ka mbetur pa kryetar të klubit, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo pasi presidenti i deritanishëm, Naser Ramaj, është larguar nga klubi të cilin e drejtoi për më shumë se katër vite.

Rama dorëheqjeje e tij nga Feronikeli e konfirmoi përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook.

-Advertisement-

Ai shkruajti se pandemia ka ndikuar që të ketë krizë të madhe financiare dhe për këtë arsye është larguar nga klubi drenicas.

Largimin e Naser Ramajt nga Feronikeli për Gazetën inFokus e ka komentuar analisti i njohur kosovar, Faruk Statovci.

Ai ka thënë se largimi i Ramajt nga ‘Nikli’ është vendim i mirë, por i vonuar.

“Respekt për Naser Ramajn edhe për të gjithë ata që investojnë, ama klubi nuk mundet me ekzistu pa mjete financiare. Në momentin që ti e sheh që nuk ke mundësi me ia dalë me mbajte klubin, duhet me qenë korrekt edhe me leshu rrugë. Por Feronikeli tash është lenë në një pozitë shumë të keqe. Largimi i Naser Ramajt është vendim i mirë por i vonshëm”, tha fillimisht Statovci.

Tutje analisti kosovar deklaroi se Feronikeli nuk e ka merituar këtë gjendje, duke shtuar se ka pak gjasa të mbijetoj në Superligë këtë sezon.

“Mendoj se klubi i Feronikelit nuk e ka merituar këtë trajtim në këtë mënyrë. Një klub shumë i organizuar para pak vite të vije në këtë gjendje është shumë e rëndë. Feronikeli ka pak gjasa të mbijetoj në Superligë, e ndoshta edhe mund te bankrotoj krejtësisht”, u shpreh Faruk Statovci për Gazetën inFokus.

Feronikeli me president Naser Ramajn ka fituar Superligën, Kupën dhe Superkupën e Kosovës për sezonin 2018/2019./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera