Sport

Kështu e komenton Bledi Shkëmbi fitoren ndaj Llapit

Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 28 April 2021

Skuadra e Ballkanit ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

‘Portokallinjtë’ kanë triumfuar ndaj Llapit me rezultat minimal 1-0, në duelin e vlefshëm për javën e 31-të në Superligë.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë, golin për vendasit e realizoi Blend Baftiu në minutën e 30’.

-Advertisement-

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi, i cili ka thënë se i merituan tri pikët.

“Merituam tre pikë. Luajtëm kundër një kundërshtari që ka një ekip shumë të mirë. Për fat të mirë djemtë arritën të jepnin maksimumin. Asgjë s’ka mbaruar akoma. Kemi edhe pesë finale të cilat duhet t’i luajmë me të njëjtin besim dhe përqendrim. Të gjithë kundërshtarët janë të rrezikshëm. Ne duhet të japim atë që duhet javë pas jave. Javën e ardhshme kemi një ndeshje të vështirë kundër Drenicës”, ka thënë Shkëmbi pas ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje, Ballkani vazhdon kryesimin në Superligë me 67 pikë, një më shumë se Prishtina që renditet e dyta dhe dy me shumë se Drita që pozicionohet e treta./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera