Kështu e këshillon Avdullah Hoti, Albin Kurtin
Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 21 October 2021
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka bërë porosi Qeverisë aktuale që ta mbajë fokusin tek marrëveshja për njohje reciproke, e mos të rrëshqet në dialog teknik.
Hoti ka përmendur tri pika kryesore me të cilat argumenton dialogun e nisur nga Qeveria e tij dhe veprimet e Qeverisë aktuale.
Ai përmes një postimi ka shkruar se “Fatkeqësisht, me veprimet e qeverisë aktuale, siç është takimi i sotëm në Bruksel, po kthehemi prapa në dialog teknik”.
Postimi i plotë i tij:
TË MBAHET FOKUSI TEK MARRËVESHJA FINALE PËR NJOHJE RECIPROKE, E JO TË RRËSHQITET NË DIALOG TEKNIK
Në qeverinë e kaluar ka nisur dialogu për marrëveshje finale për njohje reciproke, i bazuar në platformë të parimeve, objektivave dhe vijave të kuqe në dialog. Si e tillë, kjo platformë ka qenë kornizë veprimi brenda të cilës është dialoguar. Platforma është dorëzuar tek partnerët tanë ndërkombëtarë para se nisjes së dialogut.
Vetëm pas dakordimit me partnerët për pozicionin dhe pritjet e Kosovës nga dialogu, e kemi nisur dialogu me objektiv të vetëm “arritje e marrëveshjes finale për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve”. Dhe është bërë progres edhe sa i përket përmbajtjes së marrëveshjes finale, e edhe në kuptim të krijimit të kontekstit përkrahës për marrëveshjen finale tek vendet mos njohëse të Bashkimit Evropian dhe përtej.
2.
Fatkeqësisht, me veprimet e qeverisë aktuale, siç është takimi i sotëm në Bruksel, po kthehemi prapa në dialog teknik.
Për targat nuk ka asgjë çfarë të dialogohet. Marrëveshja për targat ka skaduar më 15 shtator 2021. Një vit më parë, në shtator 2020, në zbatim të marrëveshjes së Brukselit, ish Ministri i Brendshëm Veliu e ka anuluar udhëzimin administrativ për të pamundësuar regjistrimin e automjeteve më tutje bazuar në marrëveshjen e vitit 2016, në mënyrë që përtej datës 15 shtator 2021 të mos ketë në qarkullim automjete të regjistruara sipas marrëveshjes së Brukselit.
Pra, vendimi i qeverisë aktuale për targat ka qenë rrjedhojë e vendimit të qeverisë paraprake dhe i bazuar në Marrëveshjen e Brukselit për lirinë e lëvizjes të datës 14 shtator 2016.
Në shtator 2020, kur e kemi anuluar udhëzimin administrativ të cituar më lartë, ka pasur reagime nga Brukseli ku kërkohej të ri-negociojmë marrëveshjen për targat. Ne kemi refuzuar me arsyetimin se duhet arritur marrëveshja për njohje reciproke, e cila natyrshëm i zgjidh të gjitha problemet teknike në relacion me Serbinë. Refuzimi ynë bazohej në dakordimin e arritur paraprakisht me partnerët se po nisnim dialogun vetëm për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve, dhe se nuk ka dakordim për asgjë derisa të arrihet marrëveshja finale me njohjen reciproke në qendër të saj. Për këtë qëndrim tonin, e kishim në veçanti mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë të dhënë përmes disa deklarimeve dhe letrave zyrtare drejtuar Serbisë dhe Kosovës.
Me këtë qasje të qeverisë aktuale po zhvendoset fokusi i dialogut nga “marrëveshja finale për njohje reciproke” në dialog për “çështje teknike”. Ky lloj dialogu, jo vetëm që e prolongon arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke, por krijon pritje të tjera tek partnerët ndërkombëtarë sa i përket pozicionit të Kosovës për natyrën e marrëveshjes finale.
Të gjithë duhet ta kemi të qartë se marrëdhëniet me Serbinë nuk normalizohet pa marrëveshje për njohje reciproke. Kur analizohet gjeneza e problemeve të përditshme që na shfaqen në relacion me Serbinë, shihet qartë se ato probleme janë derivat i mungesës së njohjes reciproke” shkruan Hoti në reagim.
Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...