Sport

Kështu e festuan titullin kampion prishtinasit nëpër rrugët e kryeqytetit

Autori: Gazeta inFokus 21:54 | 16 May 2021

Skuadra e Prishtinës pasditen e së dielës edhe matematikisht është shpallur kampione e re e Kosovës në futboll për sezonin 2020/2021, shkruan Gazeta inFokus.

Kryeqytetasit triumfuan në udhëtim te Gjilani me rezultat 1-2 dhe me 78 pikë, një xhiro pa përfunduar kampionati e fituan titullin kampion.

Pas tetë viteve trofeu i Superligës u kthye në Prishtinë dhe futbollistët ‘bardhekaltër’ me tu kthyer nga Gjilani u priten në numër të madh nga ‘Plisat’.

-Advertisement-

Ekipi prishtinas së bashku me tifozët festuan rrugëve të kryeqytetit titullin e 11-të në histori të klubit.

Më poshtë keni fotot të festës së titullit kampion të Prishtinës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera