Lajme

Kështu duket sot objekti i “Viva Fresh” pas zjarrit të madh

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 15 February 2022

Ekipit të zjarrëfikësve i është dashur të qëndrojnë deri në orët e mëngjesit për të shuar tërësisht zjarrin që ka kapluar objektin e “Viva Fresh” në Ferizaj.

Policia ka konfirmuar se si pasojë e zjarrit ka dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa nuk ka njerëz të lënduar.

Shkaktarët e zjarrit mbeten akoma të panjohur, teksa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e shkaqeve që çuan deri te djegia e këtij supermarketi.

-Advertisement-

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka deklaruar për Express se ekipet e policisë zjarrfikësve kanë qëndruar në vendin e ngjarjes deri pas orës 4 të mëngjesit.

“Zjarri e ka kapluar pothuajse të gjithë objektin. Ekipet e zjarrfikësve kanë qëndruar aty deri pas orës 4, pasi është hapësirë goxha e madhe. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar”, ka deklaruar Veseli.

Veseli tha se rasti është hapur si “Incident zjarri”, ndërkaq sot do të vazhdojnë hetimet për të gjetur shkakun që ka çuar deri në shpërthimin e zjarrit.

“Rasti është cilësuar si “Incident zjarri”. Hetimet janë duke vazhduar, sot do të dalin ekipet tjera për të kryer hetimet rreth shkaqeve të zjarrit”, ka deklaruar Veseli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera