Kulturë

Kështu duket Notre Dame e rinovuar, katedralja ikonike në Paris

Autori: Gazeta inFokus 20:00 | 07 December 2024

Notre Dame, katedralja ikonike në Paris, tashmë do t’i rihapë dyert e saj pas një zjarri të tmerrshëm që e kaploi me 2019, e i cili e shkatërroi atë pothuajse tërësisht.

Ndërtesa e vjetër më shumë se 860 vjeçare, është bërë arsyeja që ka mbledhur liderët botërorë nga të gjitha anët, përfshirë këtu edhe presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Kjo mbledhje e liderëve, përveç se për arsye të asaj se çka përfaqëson katedralja, bëhet edhe me kuptimplotë, kur shihet restaurimi, i saj i bërë në pesë vjet, një objekti të cilin janë dashur pothuajse dy shekuj për ta ndërtuar.

-Advertisement-

Sa i përket ceremonisë, ajo ishte paraparë të mbahej në oborrin e Katedrales, megjithatë, autoritetet vendosën që e gjithë ajo të mbahet brenda Notre Dame, për shkak të erërave të fuqishme që janë paraparë për të shtunën.

Kujtojmë edhe se pas zjarrit të vitit 2019, shumë shpejt u mblodhën pothuajse 1 miliard dollarë donacione nga e mbarë bota, duke dëshmuar se Notre Dame është një monument që tërheq vëmendjen e gjithë botës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera