Sport

Kështu duket grupi i Kosovës U21 pas fitores ndaj Shqipërisë U21

Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 16 November 2021

Kombëtarja e Kosovës U21 e ka mposhtur Shqipërinë U21 me përmbysje rezultati nga 0-1 në 2-1, në takimin e zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian ‘Euro 2023’, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, pjesa e parë u mbyll pa gola 0-0, kurse në 45 minutat e dytë u shënuan tre gola.

Fillimisht ‘Kuqezinjtë’ kaluan të parët në avantazh në minutën e 58’ me golin e realizuar nga Bernard Karrica.

-Advertisement-

‘Dardanët’ e barazuan rezultatin 1-1 me anë të Erolind Krasniqi, i cili shënoi në minutën e 66’.

Kur të gjithë menduan se ndeshja po mbyllje me rezultat të barabartë në skenë doli Arlind Sejdiu, i cili realizoi në minutën e 91’ për rezultatin përfundimtar 2-1.

Pas kësaj fitoreje, Kosova renditet e pesta në Grupin G me 6 pikë, kurse Shqipëria mbetet e treta me 9 sosh.

Më poshtë keni renditjen e Grupit G./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera