Sport

Kështu duket grupi i Kosovës pas barazimit me Greqinë

Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 14 October 2020

Kombëtarja e Kosovës ka luajtur baras 0-0 në udhëtim te Greqia, në duelin e vlefshëm për fazën e grupeve në Ligën e Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Pas këtij barazimi ‘Dardanët’ i kanë shuar shpresa për të kaluar në Ligën B, pasi pas 4 xhirove renditen të treti me vetëm dy pikë të arkëtuara.

Në anën tjetër grekët me pikën e fituar sonte kanë arritur në kuotën e 8-të pikëve, duke u pozicionuar të dytit me dy pikë me pak se Sllovenia që kryeson.

-Advertisement-

Moldavia mbetet e fundit me vetëm një pikë të grumbulluar në katër takime.

Më poshtë keni tabelën e grupit të tretë të Ligës C të Kombeve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera