Lajme

Kështu duken rrugët e Ferizajt gjatë orarit të ndalim-qarkullimit (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 23:39 | 29 March 2020

Komuna e Ferizajt ka bërë të ditur se qytetarët po e respektojnë kufizimin e lirisë së lëvizjes si pjesë e masave qeveritare për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Komuna ka falenderuar qytetarët për kulturën dhe vetëdijen e treguar duke respektuar udhëzimet për shëndetin publik.

“E oraret kur lejohet qarkullimi, shfrytëzoni vetëm për daljet e domosdoshme, për furnizim me ushqime, ilaçe e nevoja urgjente, pa rrezikuar as veten as familjen, as të tjerët”, thuhet në njoftimin e tyre./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera