Lajme

Kështu duken letrat ngjitëse që u vendosen targave të Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 04 October 2021

Nga e hëna ka nisur zbatimi i pikës së dytë të marrëveshjes mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë që parasheh vendosjen e letrave ngjitëse në targat e automjeteve, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas marrëveshjes, do të zbatohet vënia e letrave ngjitëse në targat e makinave të të dyja palëve, deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare, për të cilën një grup punues do të fillojë nga puna më 21 tetor.

Policia e Kosovës, ka publikuar pamje nga pikat kufitare ku po zbatohet marrëveshja për targa.

-Advertisement-

Në fotografi shihen qytetarët duke vendosur letrat ngjitëse  në tabelat e automjeteve duke mbuluar elementet shtetërore në targa.

Përmes marrëveshjes së arritur në Bruksel, pronarët e veturave nuk do të jenë të detyruar të marrin targa të përkohshme kur hyjnë, përkatësisht në Kosovë e Serbi, por do të detyrohen që me letër ngjitëse të mbulojnë elementet shtetërore në targa./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera