Rozë

Kështu dukej Marilyn Monroe para se të bëhej e famshme

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 06 June 2017

Marilyn Monroe, është një nga figurat më ikonike të të gjitha kohërave.

Megjithatë jo shumë njerëz e dinë se si dukej ajo para se të bëhej e famshme, duke pasur më mendje fotografitë e saj kur ajo ishte ne kulmin e famës.

Monroe kishte një fëmijëri të vështirë, ajo u zhvendos nga një kujdestare në një tjetër duke ndërruar kështu edhe shtëpitë si pasojë mori edhe trauma.

-Advertisement-

Ajo ishte abuzuar seksualisht, ndërsa kishte filluar edhe të belbëzonte. U martua në moshën 16 vjeçe, por kjo nuk ia fali lumturinë, transmeton Klan Kosova.

Gjithçka ndryshoi në vitin 1944, kur Monroe ishte duke punuar në një fabrikë ushtarake kur edhe u njoh me një fotograf të Forcave Ajrore të SHBA-ve.

Këtu filloi karriera e saj prej modele, duke kulmuar më pastaj me Twentieth Century Fox dhe Columbia Pictures.

Së shpejti ajo u bë një nga yjet më të njohura në Hollywood, por nën petkun e një vajze të trazuar.

Monroe ka kryer vetëvrasje në vitin 1962, ajo mbahet mend si një simbol seksi – megjithatë më poshtë janë disa fotografi nga koha e saj si vajzë e mbarë e lagjes.



















Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera