Rozë

Kështu dukej Bleona para 14 viteve

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 03 April 2020

A ju kujtohet si dukej Bleona para 14 viteve?

Bleona Qereti është një nga ato pak artiste që ka guxuar në çdo kohë me ‘look-un’ e saj dhe shpesh është kthyer në frymëzim për të tjerët.

Për të sjellë në vëmendje pak nga karriera e saj e shumë viteve më parë dhe pamja ndryshe, ka menduar vetë Bleona.

-Advertisement-

Ajo ka publikuar videoklipin e këngës “Hallall e ke”, por në versionin anglisht. Kjo këngë është kthyer në hit në vitin 2006 dhe pa dyshim Bleona nuk ka zhgënjyer me pamjen e saj. Një detaj tjetër që i bie në sy këngëtares, por edhe ne është celulari i saj “Motorrola” në ngjyrë pink.

Në ato kohë, ky celular ishte mjaft i përhapur dhe me siguri do i bëjë nostalgjikë ata që do e shohin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera