Kështu do ti marrin pagat e dhjetorit punëtoret e sektorit publik
Autori: Doresa Geci
20:03 | 01 Nëntor 2019
Pagën e muajit dhjetor punëtoret e sektorit publik do t marrin me rritje.
Kjo pas ndryshimi të ligjit të pagës, shkruan Gazeta inFokus.
Në bazë të këtyre ndryshimeve, Presidenti në Kosovë do të ketë pagën më të lartë në vend me 2 mijë e 390 euro.
Pas kësaj pozite, pagë të lartë do të merr Kryeministri me 2 mijë e 151 euro, Kryeprokurori 1 mijë e 912 euro si dhe Gjyqtari i Gjykatës Suprem 1 mijë 852 euro, shkruan Gazeta inFokus.
E hiq më keq nuk do të kenë rrogë as profesorët të cilët punojnë në universitete publike, dhe mjekët specialist.
Sipas ligjit të ri profesori universitar do të ketë pagë 1 mijë 505 euro, ndërsa mjeku specialist do të ketë 1 mijë e 195 euro.
E mjekët e përgjithshëm pritet të marrin 836 euro, shkruan Gazeta inFokus.
Mësimdhënësit të cilët punojnë në shkolla të mesme nga dhjetori do të kenë pagën 621 euro kurse ata të cilët punojnë në shkollat fillore do të marrin 549 euro.
E zjarrfikësit do të marrin 525 euro, policët 478 euro, e rojet 322 euro.
Kujtojmë që në Kosovë, me 2 shkurt të këtij viti është miratuar ligji për paga të cilin do ta gëzojnë rreth 82 mijë punëtorë.
Por këtë nuk po e presin mirë përfaqësuesit e komunitetit të biznesit në Kosovë.
Ky ligj sipas tyre po krijon një konkurrencë të pabarabartë ndërmjet sektorit privat dhe atij publik.
Kryetari i Odes Ekonimike të Kosovës, Berat Rukqi ka thënë për Gazetën inFokus se ka disa arsye se ky ligj është i dëmshëm për sektorin privat.
“Ky ligj është në dëm të sektorit privat pasi që po krijon një konkurrencë të pabarabartë duke rritë pagën në sektorin publik faktikisht po ndikon drejtpërdrejt në performancën e sektorit privat pasi që fuqia punëtore nuk po është e atraktume për sektorin privat por me qëllimin e vetme për punësimin në sektorin publik”, ka thënë Rukqi për Gazetën inFokus.
Po ashtu ai thotë se me rritjen e pagave po rritet edhe më shumë burokracia, pra nuk po ka rritje të produktivitetit të fuqisë punëtore në sektorin publik./Gazeta inFokus

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...































